Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama u flet për vizat ambasadorëve në Tiranë: Të marrë fund izolimi i Kosovës

Prizren Post | 13:43 - 20.12.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Edi Rama

Tiranë – Kryeministri shqiptar, Edi Rama në ndejën e organizuar me ambasadorët e huaj në Shqipëri ndër të tjera ka folur edhe për Kosovën duke thënë se rrugën e vështirë të Kosovës drejt përvojës demokratike, do ta rrënjosë një shtet në institucione të sprovuara nga koha dhe vullneti demokratik i popullit të Kosovës.


Sipas tij askush nga shtetet rishtare nuk ka kaluar pa plagë dhe sakrifica.
“Për këtë arsye, ky është për Kosovën, një moment i vështirë, por edhe një moment vërtetësie. Dhe prej vëllezërve tanë në Kosovë, ne presim pa lëkundje dhe padyshim, që të jenë në lartësinë e duhur për këtë moment kaq të rëndësishëm dhe për ardhmërinë e Kosovës, në kuadrin e një rajoni që synon me forcë integrimin në Bashkimin Evropian”, ka thënë Rama, transmeton Koha.net.
Ai më tej tha se Bashkimi Evropian vendosi të hedhë një hap më tutje drejt liberalizimit të vizave, që shpresoj do të plotësohet si hap një orë e më parë, për t’i dhënë fund absurdit më të madh të Evropës së sotme, që është një popull shumë i vogël, i vetmi në gjithë hartën e kontinentit tonë, i mbajtur peng i izolimit që krijon viza.

[auth]“Ashtu si në këtë proces konsolidimi, Shqipëria është në krah të Kosovës, po ashtu, ne jemi të bindur se këmbëngulja jonë që absurdi i izolimit të Kosovës, në pamundësi të lëvizjes së lirë, duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por për vetë Evropën”, ka shtuar Rama, duke potencuar se është një turp që Evropa nuk mundet ta mbajë për një kohë ende më të gjatë dhe është një izolim, pasojat e të cilit nuk i përjeton vetëm populli i Kosovës sot, por mund t’i përjetojë rajoni dhe më gjerë nesër.[/auth]


Bëni një koment

Arivisti Company