Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rama uron Isa Mustafën

Prizren Post | 00:35 - 09.12.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Tiranë – Ndër urimet e para për kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafën ishte edhe letra e dërguar nga homologu shqiptar, Edi Rama. Nga Brukseli, Rama uroi për detyrën e re Isa Mustafën, njëherësh kreun e LDK-së, duke shprehur bindjen për mbarëvajtjen e agjendës drejt integrimit evropian.

Në mesazhin e tij mbështetës, Rama thekson marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve, të cilat duhet të vazhdojnë të jenë kaq frytdhënëse.

“Marrëdhëniet tona jam marrëdhënie mes vëllezërish e njëherazi gur themeltar partneriteti strategjik për të ardhmen Këto marrëdhënie unike në llojin dhe historinë e tyre, rajoni dhe zhvillimi i tij i qëndrueshëm i kërkon sa më solide, frytdhënëse dhe paqeformuese. Shqipëria dhe Kosova duhet të mbeten një binom pionier, për perspektivat më shpresëdhënëse në Ballkan dhe shembulli i gjallë i një integrimi të dëshiruar dhe të merituar në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama.

Gjithashtu Rama i kujton homologut të tij, se Kosova ka edhe mbështetjen e platformës së Samitit të Berlinit. Ndërkohë që i shpreh kreut të ri të qeverisë kosovare, të gjithë mbështetjen e qeverisë së tij, Rama e fton për një vizitë në Shqipëri.

“Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen, kam bindje të fortë se në bashkëpunim me Qeverinë e re të koalicionit, të drejtuar prej jush, realizimi i prioriteteve të agjendës së përbashkët do të përshpejtohet. Në këtë proces historik, ne jemi të inkurajuar e të mbështetur fuqishëm edhe platforma e Samitit të Berlinit”, thuhet në letrën e Ramës drejtuar Isa Mustafës./shekulli/


Etiketa:
Arivisti Company