Rasti i “Bllokut” të Kosovës tani në Spanjë


E hënë, 21 Dhjetor 2015

Madrid – Spanja ka hyrë në një periudhë të re politike pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat i japin fund sistemit dy-partiak që zgjati plot katër dekada.

“Kjo është ditë historike për Spanjën… Po fillojmë një periudhë të re politike në vend”, ka thënë Pablo Iglesias, lideri i partisë “Podemos”, raporton Reuters, transmeton lajmi.net
Partia “Podemos”, ka fituar rreth 70 vendeve nga 350 sa i ka Parlamenti i Spanjës.
Në anën tjetër partia e kryeministrit aktual sërish ka dalë e para, por partitë rivale po provojnë të bashkohen për të mos e lejuar atë që të vazhdojë të qeverisë me Spanjën.
Në të njejtën kohë, zëvendëskryeministrja Soraja Saenz de Santamaria ka deklaruar se partia qeveritare ka fituar në zgjedhje duke siguruar 28.7 për qind të votave.
“Sipas informacioneve që kemi, pas numërimit të 90.39 për qind të votave, Partia Popullore ka fituar në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Deri sa socialistët sipas saj janë në vendin e dytë me rreth 22 për qind, menjëherë pas tyre renditet partia Podemos, ka thënë De Santamaria.
Sipas raportimeve të para partia në pushtet nuk do ta ketë më shumicën absolute, duke fituar vetëm 122 vende në Kuvend, shifër kjo që “tkurret” për 64 vende më pak në krahasim me vendet që kanë pasur deri tash.

Partia socialiste pritet të ketë 91 vende derisa Podemos 69 dhe Partia e Qytetarëve 40.
Partia e Qytetarëve “Siudadanos”, është aleat i afërt me partinë popullore në pushtet, por këto të dyja nuk mund ta bëjnë shumicën, përcjell lajmi.net
Ndërkaq raportohet se Socialistët do të mund të bëheshin bashkë me Podemosin dhe disa parti tjera të vogla, në mënyrë që të bëjnë përpjekje për të formuar qeverinë.
Priten negociata dhe bisedime të gjata të partive të ndryshme në përpjekje të formimit të qeverisë së re.

Në njërën anë është partia në pushtet, e cila nuk e ka mbështetjen e partisë së katërt “Siudadanos”, lideri i së cilës ka kundërshtuar fuqishëm një mandat tjetër të Rajoy-it.
Në anën tjetër është ana e majtë politike, ku socialistët mund të bëhen bashkë me Podemosin, por edhe këto dy parti të vetme nuk i kanë numrat e duhur për të arritur shumicën absolute prej 176 deputetëve./lajmi/

Etiketa: ,