Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Reagon trajneri i Interit: Klubi duhet të marrë masa ndaj Gabigol (Video)

Prizren Post | 10:28 - 22.05.2017

Talenti brazilian, Gabigol, ka bërë një veprim të çuditshëm mbrëmë, i cili u largua nga banka rezervë dhe hyri në dhomat e zhveshjes ende pa përfunduar ndeshja.

Ai nuk luajti për asnjë minutë në fitoren prej 3:1 të Interit ndaj Lazios. Kulmi ishte inkuadrimi i 18 vjeçarit të akademisë, Andrea Pinamonti, që duket e zemëroi Gabigolin dhe menjëherë pasi përfunduan gjitha zëvendësimet, ai u largua për në dhomat e zhveshjes.

Ky veprim i Gabriel Barbosas nuk i pëlqeu trajnerit të përkohshëm të Interit, Stefano Vecchit, i cili pret që klubi ta dënojë brazilianin.

“Ndoshta pritjet kanë qenë shumë të mëdha nga tifozët, klubi dhe mediat për Gabigolin. Nuk është faji i trajnerit. Ai ka kualitete dhe duhet t’i përdor ato për skuadrën”, tha Vecchi.

“Jam i sigurt se klubi do të marrë masa, ashtu siç ka ndodhur me shumë lojtarë në të kaluarën”, shtoi ai.

Gabigol ka bërë vetëm 10 paraqitje për Interin këtë sezon në gjitha garat, duke shënuar një gol.


Arivisti Company