Regjimi Serb po i merr shtetasin qytetarëve të Kosovës Lindore


E mërkurë, 29 Tetor 2014
Kushtrim Kadriu

Kushtrim Kadriu

Për gjatë vitit 1999-2001 nga Kosova Lindore dëbuan me dhunë nga regjimi serb mbi 20.000 qytetarë të cilët u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Kemi rastin më eklatantë të shpërnguljes nga fshatrat e malësisë së Bujanocit ku për pak ditë u shpërngulën rreth 5.000 banorë nga fshatrat : Zarbice Priboc,Carr, Gjergjefc Novosell, Suharren, Muhoc, Ramabuqe. etj si dhe nga Malësia e Preshevës e Medvexha.


Duke ditur që këta qytetarë nuk jetojë në këto vendbanime pasi që nuk ka kushte as elementare për të jetuar si psh: demolomi i shtëpive, kallja e tyre, vendosja e bazave puntëve të xhandarmërisë, policie e ushtrisë serbe, kanë bërë të pa mundur që këta qytetarë të mos mundë të kthehen të jetojnë në këto vendbanime.
Këta qytetarë të Kosovës Lindore duke qenë banorë të Serbisë (pa dëshirën e tyre) ju takon shtetësia dhe e drejta e pajisjes me dokumente të identifikimit, drejta e votës e gjitha drejtat që i takojnë një qytetari të një shteti, e që është një e drejtë e garantuar në gjitha konventat ndërkombëtare pra e drejta e dy shtetësisë.


Por ditëve të fundit një praktikë diskriminuese e Serbisë po ia mohon qytetarëve të shpërngulur nga Kosova Lindore të mundë të vazhdojnë afatin e pasaportave dhe letërnjoftimeve të tyre.
Problemi qëndron tek pasaportat dhe letërnjoftimet që ju del afati qytetarët që shkojnë me qëllim ti vazhdojnë ato ju thonë se nuk mundë ta vazhdojnë afatin, për shakë se nuk jetoni më në vendbanimet e tyre, kjo gjë shihet mjaftë qartë se Serbia po e bënë këtë gjë vetëm për ti zhdukur nga regjistrat e votimeve dhe të ulë numrin e banorëve shqiptarë në Kosovën Lindore, këtë po e bëjnë duke njohur fillimisht numrin e shqiptarëve që dolën në regjistrimin e popullsisë që këtë regjistrim e kishin bojkotuar 90% të shqiptarëve dhe tani po mundohen qe edhe për mes këtij procesi diskriminues ta zvogëlojnë edhe më shumë numrin e tyre në Kosovën Lindore.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.