Ronaldo: Më dhemb ta shoh Messin në këtë gjendje


E mërkurë, 6 Korrik 2016

cristianoleo

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dhembshurinë për lotët e Lionel Messit pas humbjes në finale të Copa America dhe shpreson që argjentinasi ta rishqyrtojë vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja.

Kapiteni i Argjentinës nuk i mbajti lotët pas humbjes së penaltisë dhe dështimit të fitonte një trofe të rëndësishëm me përfaqësuesen, saqë deklaroi se po tërhiqej nga ekipi kombëtar.

Edhe pse njihet si rivali i tij më i madh në botën e futbollit, CR7 ka thënë se i dhemb ta shohë në atë gjendje Messin.

“Më dhemb kur e shoh Messin në lot dhe shpresoj që ai të kthehet te ekipi kombëtar, sepse ata kanë nevojë për të”, ka deklaruar Ronaldo.

Ndërkohë, superylli i Barcelonës është goditur nga vendimi i gjykatës që e ka dënuar e 21 muaj burg atë dhe babanë e tij, për shkak të mashtrimit me tatime.