Ronaldo: Në shtator do të vijnë shumë lojtarë


E mërkurë, 23 Maj 2018

Cristiano Ronaldo gjatë një interviste për ‘El Chiringuito de Jugones’, buzëqeshi kur u pyet për mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Braziliani gjithnjë e më tepër po raportohet se do të jetë pjesë e skuadrës madrilene pas afatit kalimtar të verës.

Portugezi pohoi se do të ketë shumë transferime në Los Blancos, por nuk zbuloi ndonjë emër konkret.

“Neymar? Në shtator do të vijnë shumë lojtarë. Unë nuk i kontrolloj ato gjëra, kam qenë këtu për tetë vjet dhe gjithmonë flitet për 50 lojtarë që po vijnë dhe në fund askush nuk vjen”, tha portugezi.

Etiketa: , , ,