Ronaldo: Talenti nuk është asgjë pa punë të lodhshme


E shtunë, 5 Mars 2016

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se rekordet e motivojnë, duke shtuar se talenti nuk është asgjë pa punë të lodhshme.

Ai theksoi për mediat spanjolle se në sezonin e dobët të Real Madridit më shumë e motivojnë seria e tij e golave.

Ndërkohë, portugezi këtë sezon ka shënuar 35 gola në të gjitha garat, Megjithatë, Ronaldo deklaroi se dëshiron të vazhdojë fitimin e titujve sikur deri tani. “Talenti nuk është asgjë pa punë të lodhshme. Dëshiroj të mbajë momentin. Mendoj se niveli im është i njëjtë sikur edhe gjatë 10 viteve të kaluara. Dëshiroj të vazhdoj të bëj atë që deri tani kam bërë, duke fituar trofe për ekipin, por edhe çmimet individuale që tifozët e mi të jenë të kënaqur. Kjo më motivon”, tha Ronaldo.

Etiketa: