Rrëmbehet 22-vjeçarja në një hotel në Durrës


E martë, 18 Gusht 2015

Një 22-vjecare është rrëmbyer në një hotel në Durrës, rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm.
Ka qënë e ëma e të resë, shtetasja me iniciale E.B që ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit.
Gruaja ka pohuar se vazja e saj është marr peng nga shtetasi me iniciale A. J. 23 vjeç, banues në shijak.

Sipas saj, 23 – vjecari e ka futur të renë më force në automjetin e tij tip “X5” dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia e Durrësit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Etiketa: ,