Rrënohen objektet pa leje në Komunën e Prizrenit


E enjte, 28 Qershor 2018

Prizren – Mospërfillja e urdhërave të inspektoratit ka shpier në rrënimin edhe të një objekti tjetër pa leje në rrugën e tranzitit të ri për Petrovë.

Drejtoria e Inspektoratit ka qenë e obliguar të ndërmerr masën e fundit pas dy vendimeve për ndërprerje punimesh dhe kërkesës për aplikim për leje ndërtimore, gjë që pronari nuk i ka përfillur.

Komuna fton të gjithë qytetarët të respektojnë vendimet e zyrtarëve të Komunës, në mënyrë që Prizreni të krijojë perspektivë për zhvillim. Nuk ka zhvillim për qytetin me veprime të kundërligjshme.

Etiketa: , ,