E mërkurë, 6 Prill 2016
Një helikopter është rrëzuar këtë mërkurë rreth orës 14.00 në fshatin Grishë të Malësis së Madhe.
Lajmi konfirmohet nga banorë të zonës. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të helikopterit.
Nga raportimet e para, dyshohej se në helikopter kanë qenë 4 persona, por më vonë u konfirmua për katër persona në bord, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa njëri ka shpëtuar.
Forca të shumta të policisë dhe të FNSH-së ndodhen në vendngjarje. Po ashtu në vendin ku është rrëzuar helikopteri i cili thuhet se ka rënë në liqen kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset.
Korrespondenti i Shqiptarja.com, Elvis Nabolli i cili ndodhet në vendngjarje thotë se në bregun e Liqenit të Shkodrës gjenden disa mbetje të helikopterit.
Administratori i Malësisë së Madhe, Ismet Qosja tha në një lidhje telefonike, për Report TV se një helikopter ka rënë në liqenin e Shkodrës, në një largësi rreth 500 metra.
Njëri nga personat që ndodheshin në helikopter është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës.
Etiketa: Shqipëri