Rrëzohet monumenti kulturor, Shtëpia e Hadërajve


E martë, 14 Janar 2014

E ndodhur në lagjen muzeale, Shtëpia e Hadërajve vuante prej kohësh nga braktisja dhe pjesë të saj ishin shembur gjatë viteve.

Si rrjedhojë e gjendjes në të cilën ndodhej, pjesa e mbetur në këmbë nga kjo shtëpi u shemb nga shërbimi i zjarrëfikëses, pasi tashmë ajo rrezikonte edhe banesat e tjera të ndodhura përkrah, transmeton Top Channel.

Mungesa e investimeve shtetërore për mirëmbajtjen e banesave të lagjes muzeale ka bërë që një pjesë e madhe e tyre të jenë në gjendje e keqe apo në rrezik shembje.

Gjirokastra, për vlerat e saj të veçanta është përfshirë në listën e pasurive të njerëzimit nga UNESCO dhe shërben si një qendër e tërheqjes kulturore e turistike në Shqipëri./zhurnal