Rriten aksionet e Facebook, Zuckerberg bëhet pjesë e tre më të pasurve


E shtunë, 7 Korrik 2018

CEO i Facebook-ut, Marc Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë.

Aksionet e Facebook-ut u rritën me rreth 2.4 %, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kjo rritje bëri që CEO i rrjetit social të parakalojë me rreth 373 milionë dollarë Warren Buffet, investitorin legjendar dhe CEO-n e Berkshire Hathaway.

Për herë të parë në histori, tre njerëzit më të pasur, të gjallë, janë të gjithë titanët e teknologjisë. I pari është Jeff Bezos i Amazon, me një pasuri prej rreth 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i Microsoft (MSFT), Bill Gates.

Këto të dhëna janë sipas indeksit të Bloomberg, të publikuar mbrëmjen e të premtes, njofton TCH.

Etiketa: ,