Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Rrjeti i Qendrave Rinore nis rrugëtimin drejt Evropës

Astrit Shehu | 16:46 - 02.08.2015

Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës ditë më parë të këtij muaji është pranuar si anëtare e Rrjetit Rinorë Evropian “Youth Express Network”.

Kësjtu u bë organizata e parë rinore që anëtarësohet në një rrjet Evropian.

Ky rrjet rinorë i Evropës, i cili gjendet me seli në Strasburg dhe ka shtrirje në 22 vende të Evropës, ka kritere të vështira për të futur rrjete të tjera nën ombrellën e saj. Edhe rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës iu ka dashur kohë që të regjistrohet në këtë rrjet.

Për KosovaPress, procesin e shpjegon vetë kryetarja e këtij rrjeti Krenare Gashi, e cila thotë se liberalizimi i vizave ishte njëra ndër çështjet që Kosova ka stagnuar deri më tani për t’u regjistruar në këtë rrjet evropian.

Gashi, thotë se rruga e tyre drejt kësaj organizate Evropiane ka filluar qysh para 8 muajve, në dhjetor të vitit 2014, dhe për të mbërritur deri ky sukses kanë pasur edhe një mal kriteresh të tjera për t’i plotësuar.

Qëndrueshmëria financiare është tjetri kriter që ka penguar rrjetin që udhëheq ajo të anëtarësohet në “Youth Express Network”.

“Sikur secila organizatë ndërkombëtare edhe Rrjeti Rinorë Evropian “ Youth Express Network” , ka pasur kriteret të cilat i ka kërkuar që t’i përmbush Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës në mënyrë që të anëtarësohet në këtë rrjet ndërkombëtarë. Njëri ndër kriteret kryesore ka qenë qëndrueshmëria financiare e cila sigurisht ka qenë një hap tepër i vështirë, duke e marrë parasysh që fondet nga Qeveria, ashtu edhe nga Organizatat Ndërkombëtare veç se janë në rënie e sipër dhe sigurisht kjo është një sfidë tepër e madhe për Rrjetin e Qendrave Rinore. Mbështetje në këtë aspekt ka ofruar Ministria e Rinisë dhe Sportit, e cila ka dërguar një referencë tepër të rëndësishme për mbështetje financiare që do t’i jepet rrjetit në vazhdimësi, gjë që e ka lehtësuar procesin e anëtarësimit n ë Rrjetin Ndërkombëtarë me seli në Strasburg”, tha Gashi.

Por, sigurimi i një vize për të udhëtuar deri në Francë, për pak sa nuk ua humbi shansin e anëtarësimit këtij grupi të rinjsh në Kosovë.

“Sa i përket procesit të vizave si çdo individ apo grup tjetër edhe Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës ka përjetuar një vështirësi shumë të madhe në këtë proces, saqë në periudhë kohore prej 3 muajve ne mezi kemi arritur ta realizojmë një termin për viza për përfaqësues të Rrjetit të Qendrave Rinore, në mënyrë që të kenë mundësi të bëjnë vizitën studimore në Strasburg, pra në Francë. Gjithsesi ka qenë një situatë tepër delikate dhe zhgënjyese për neve sepse ne për pak kemi pasur mundësi ta humbin rastin që të jemi pjesë e këtij anëtarësimi vetëm për shk akun se mundësia për të vizituar Rrjetin Evropian në Strasburg ka qenë tepër e vështirë për shkak të procesit tepër të ndërlikuar të vizave që jemi përballur në kuadër të kësaj periudhe kohore”, tha ajo.

E sa të mira do t’i sjellë ky anëtarësim Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës. Kryetarja Krenare Gashi, tregon se pas këtij anëtarësimi ata do të kenë lehtësime në procedurat e vizave për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e këtij rrejti.

Ajo gjithashtu tha se anëtarësimi pos të tjerash i jep mundësi të rinjve të Kosovës që në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që organizohen në nivel të Evropës dhe me të gjitha shtetet e tjera anëtare nga gjithë Evropa.

Po ashtu, të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi të fitojnë grante të drejtpërdrejta nga Këshilli Evropian.

“Anëtarësimi në këtë rrjet ndërkombëtarë i jep mundësi Rrjetit të Qendrave Rinore të Kosovës, qendrave rinore dhe gjithë rinisë kosovare që të kenë qasje fillimisht në grande që ofrojnë institucionet më të mëdha të Evropës, siç është Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, sepse rrjeti që është me seli në Strasburg mbështetet drejtpërdrejt nga Këshilli i Evropës dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë e Kosovës që t’i shfrytëzojnë potencialet e tyre përmes fondeve më të mëdha që ofrojnë grandet dhe programet e zhvilluara nga Këshilli i Evropës, Institucionet e tjera Evropiane të cilat janë të një niveli shumë më të lartë dhe më të madh sesa kapacitetet që kanë Institucionet e Kosovës aktualisht”, ka theksuar Gashi.

Ajo, potencoi se Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës mbetet i përkushtuar që të bëhe n pjesë edhe të strukturave tjera Evropiane dhe botërore në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të shprehin potencialin e tyre në arena ndërkombëtare.


Arivisti Company