Rubio: Është arritur përparim në “kornizën” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit “pa tarifa”


E diel, 24 Maj 2026
Rubio: Është arritur përparim në “kornizën” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit “pa tarifa”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se është bërë përparim në një “kornizë” për hapjen e Ngushticës së Hormuzit “pa tarifa”, por se kjo do të kërkojë “pranimin dhe më pas zbatimin e plotë nga Irani”, transmeton Anadolu.

“Është bërë njëfarë përparimi, përparim i rëndësishëm, megjithëse jo përfundimtar”, u tha Rubio gazetarëve në kryeqytetin indian Neë Delhi, duke iu referuar bisedimeve indirekte në vazhdim mes SHBA-së dhe Iranit, të ndërmjetësuara nga Pakistani.

Lidhur me Ngushticën e Hormuzit, Rubio theksoi se “kjo është një rrugë ujore ndërkombëtare” dhe “ata nuk e zotërojnë atë”.

Duke theksuar një zgjidhje diplomatike, Rubio tha se SHBA-ja ka “bërë njëfarë përparimi gjatë 48 orëve të fundit duke punuar me partnerët tanë në rajonin e Gjirit mbi një kornizë”.

Ai shtoi se kjo kornizë “mund të çojë përfundimisht, nëse ka sukses, jo vetëm në një ngushticë plotësisht të hapur dhe me këtë nënkuptoj një ngushticë të hapur pa tarifa, por edhe në trajtimin e disa prej çështjeve kyçe që kanë mbështetur ambiciet e Iranit për armë bërthamore në të kaluarën”.

“Natyrisht”, theksoi Rubio, duke shtuar se “kjo do të kërkojë pranimin dhe më pas zbatimin e plotë nga Irani, si dhe punë të mëtejshme për negocimin e detajeve”.

Mbëmë, presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me liderët rajonal për të diskutuar bisedimet indirekte në vazhdim me Iranin. Sipas tij, një marrëveshje është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.

“Qëllimi përfundimtar është që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore. Irani nuk mund të zotërojë kurrë armë bërthamore”, tha Rubio.

Ai tha se programi bërthamor iranian është një çështje “shumë teknike, e cila ndoshta do të duhet të trajtohet gjatë një periudhe kohe”.

“Preferenca e SHBA-së është që kjo të trajtohet përmes mjeteve diplomatike dhe kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë këtu. Mendoj se kemi bërë njëfarë përparimi. Jam gjithmonë i kujdesshëm kur them këtë, sepse mund të biesh dakord për gjëra në letër”, tha ai.

“Por mendoj se ndoshta ekziston mundësia që gjatë orëve të ardhshme bota të marrë disa lajme të mira, të paktën sa i përket ngushticës. Është bërë përparim i rëndësishëm, megjithëse jo përfundimtar”, shtoi ai.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit