Rusia gati të prezantojë një kopje të mega-bombës së re atomike


E mërkurë, 19 Gusht 2015

Moskë – Rusia është gati të shfaqë një kopje të pajisjes më të fuqishme bërthamore që ka shpërthyer ndonjëherë në afërsi të Kremlinit në Moskë, muajin e ardhshëm, shkruan BBC.

Bomba e hidrogjenit AN-602, që quhet “Bomba sovjetike e carit” do të paraqitet në një ekspozitë kushtuar arritjeve atomike të Rusisë që nga vitit 1945, në qendrën Manezh.

Bashkimi Sovjetik e shpërtheu bombën H-58-Megaton në Arktik. Ishte 3000 herë më e fuqishme se bomba atomike në Hiroshimë.

Bomba me peshë 26.5 ton u hodh nga një lartësi prej 10.5 km mbi Arktik për të testuar fuqinë e saj.
Mediat ruse rraportuan se se rrezja e shpërthimit të asaj bombe arrinte deri në 4.6 km ndërsa reja e tymit shkonte deri në 67 km./Oranews/

Etiketa: ,