Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sa shumë gjak nëpër shtëpitë e Kumanovës…

Prizren Post | 15:07 - 11.05.2015

Banorët kanë hyrë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku është një gjendje tmerruese për shkak të dëmeve të mëdha.

Shtëpi të shkatërruara dhe të demoluara, rrugët e mbushura me gëzhoja plumbash, erë baroti dhe erë mbeturinash, dëme të tjera materiale, dyqane të demoluara janë disa nga fotografitë rrënqetëshe në këtë vendbanim të banuar me shqiptarë në qytetin e Kumanovës.

Banorët kanë vizituar dhe parë me lotë në sy shtëpitë e tyre, ndërsa ata që u janë dëmtuar plotësisht shtëpitë informohet se janë strehuar jashtë vendit. Nga ana tjetër qytetarët shprehin shqetësime dhe apelojnë që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre.

Përveç shtëpive të rrënuara deri në themel, aty vërehet gjak si rrëke, por nuk vërehen foto të viktimave.

1

2

3

4

5

6

7

8

9


Arivisti Company