Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Salihaj: Kosova shkon në zgjedhje, veç kur të thonë ndërkombëtarët

Prizren Post | 10:52 - 06.08.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, partnerët e koalicionit akoma nuk janë të sigurt nëse do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje, e cila ka tensionuar tej mase gjendjen politike, madje edhe të sigurisë në vend.

Krijimi i kësaj situate të paqartë dhe rrezikut të dështimit të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga analistët politikë lidhet ngushtë edhe me fatin e koalicionit qeverisës, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se nuk mund të ketë ndonjë parashikim paraprak rreth fatit të marrëveshjes për demarkacionit, kurse sa i takon rrezikut nga shkuar në zgjedhje të reja, që mundë t’i shpallë njëanshëm PDK-ja, nga inati i dështimit eventual të demarkacionit, Salihaj thotë se ai vendim nuk mund të merret në asnjë mënyrë pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar.

“Është vështirë ta parashikojmë se çfarë do të ndodhë nëse nuk aprovohet marrëveshja e demarkacionit, por gjithsesi do të jetë një situatë tepër e vështirë”, theksoi Salihaj për Kosova Sot.


Arivisti Company