Samsung Galaxy S8 vjen me sensorin optik, ekran të plotë dhe pa korniza


E enjte, 27 Tetor 2016

galaxy-s7-edge

Samsung thuhet se është duke punuar në modelin e ardhshëm të telefonit të saj – Galaxy S8, ndërsa tashmë në internet janë përfolur shumë specifika të telefonit të ri të kompanisë jugkoreane.

Sipas një thashetheme të re, Galaxy S8 thuhet se do të vijë me një sensor optik për gjurmë gishtash për ta ndihmuar kompaninë koreane për të futur një treg një pajisje me ekran vërtetë të plotë, pa pulla në ballinën e ekranit.

Duket se kompania mund të ketë gjetur një mënyrë për zbatimin e teknologjisë së re me sensorin për gjurmë gishtash nën ekran, por një gjë vlen të theksohet – kjo pritet që ta bëjë pajisjen pak më të rëndë.

Thashethemet sugjerojnë se Galaxy S8 do të vijë me një ekran 5.5”, në rezolucionin në 4K, 6GB RAM, dhe deri në 256GB hapësirë të brendshme me Android 7.0 si sistemin e saj operativ.