Samsung shpalos telefonin Galaxy S8


E premte, 31 Mars 2017

Kompania Samsung shpalosi telefonin më të ri të saj, Galaxy S8, i cili në shitje do të dalë nga data 21 prill.

Telefoni është oferta e parë premium e lëshuar nga kompania e Koresë së Jugut prej kur u prezentua Galaxy Note 7, në fund të vitit të kaluar, një model që shkaktoi tronditje të madhe në opinion nga shkaku se shumë shtete e cilësuan të rrezikshëm për sigurinë e njerëzve sepse u konsiderua se mund të kaplohet nga flakët.

Në një përpjekje për ta rimarrë besimin e konsumatorëve, Galaxy S8 vjen me disa cilësi të reja përfshirë një sistem sigurie i cili përdor softuer për njohje të fytyrës dhe një ndihmës dixhital të quajtur Bixby.

Etiketa: ,