SBASHK kërcënon me greva nëse nuk zbatohet marrëveshja


E enjte, 10 Nëntor 2016

sbashk

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka njoftuar Këshillin se dje ka arritur marrëveshjen me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, për procedimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta në Kuvend.

Kjo sindikatë ka theksuar se i është premtuar edhe fillimi i punimeve për një gjë të tillë gjatë javës së ardhshme.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka tërhequr vërejtjen se në rast se nuk përmbushet kjo marrëveshje, atëherë pa paralajmërim do të marrin masa sindikale transmeton Telegrafi.