Së shpejti rrënohen vilat pa leje në Prevallë


E diel, 15 Shtator 2013

Paralajmërimet e kahershme e Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinirë se do ta ndalojnë degradimin e fshatit turistik “Prevalla” javën e ardhshme pritet të konkretizohen.
Vendimi për rrënime në Prevallë tashmë ndodhet në zyrën e Ministrit, Dardan Gashi dhe pritet nënshkrimi i tij.

Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në, këshilltari i ministrit Gashi, Kreshnik Berisha, citon Zëri.

“Në këtë periudhë kohore jemi marrë me verifikimin e dokumentacionit të marrë nga komuna e Prizrenit, proces që po vazhdon ende, ndërkohë që Ministri e ka themeluar edhe një Task Forcë dhe së shpejti do filloj rrënimi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij fillimisht aksioni do të filloj me rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe më pas do të shqyrtohet edhe problemi i atyre që kanë leje por që e kanë tejkaluar atë.

Ndërtimi i fshatit turistik “Prevalla” ka nisur në kohën e Ministrit të Mjedisit, Ardian Gjini në 2006-të me mbikëqyrjen e komunës së Prizrenit, në atë kohë udhëhequr nga LDK-ja.