Secili mësimdhënës që mendon se mësimi duhet të fillojë është i lirë ta bëjë


E premte, 16 Shtator 2022

PRISHTINË – Edhe pse është dita e 24-të e grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit e kanë filluar vitin e ri shkollor.

Në Komunën e Podujevës të gjitha shkollat fillore e kanë nisur pjesërisht mësimin, ndërsa edhe në komunën e Gjakovës tashmë pesë shkolla kanë nisur procesin mësimor.

Në lidhje me këtë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut në një prononcim për Telegrafin ka thënë se secili mësimdhënës që mendon se duhet të fillojë mësimi është i lirë ta bëj.

Sipas tij, nëse ekziston që ndonjë shkollë e ka filluar procesin mësimor, SBASHK-u do ta bëjë publike këtë gjë.

Etiketa: , , ,