Sekrete rreth familjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut: Si nipi i Skënderbeut, Skënderbeu i Ri u konvertua në islam duke u priviligjuar nga Kanuni Sultan Sulejmani me pozita zyrtare (Dokument)


E shtunë, 23 Prill 2016

nipi-i-skenderbeut

Varret e nipit të shqiptarit të njohur si kundërshtari më i madh i Perandorisë Osmane Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) Simkeshbashi Skënderbeut dhe Dukakinzâde / Dukagjinzades Ahmed Pashasë pranë tyrbes së Ejup Shah Sulltanit në varrezat e Dukakinzâde / Dukagjinzadeve, transmeton Prizren Post.


Dy nipërit e Skënderbeut në kohën e Kanuni Sulltan Sulejmanit u kthyen rishtazi në Stamboll duke i bërë bijat osmanëve dhe bëhen muslimanë.

Njëri nga këta duke e marrë sërish emrin Skënderbej ngritet gjer në gradën e Simkeshbashllëkut në Perandorinë Osmane.

Simkeshbashi Skënderbeu ka ndërtuar një mektep sibijani pranë xhamisë dhe medresesë së Zal Mahmud Pashasë në Ejup të Stambollit si dhe një çeshme/krua nën xhaminë e Korucu Mehmet Çelebiut pranë brigjeve të Ajvansarajit në Haliç të Stambollit.

Çeshmja e ndërtuar nga arkitekti i njohur Mimar Sinani në kitaben e vjedhur në vitin 2004 datonte nga viti 975/1567:

عجايب خيره گردي سيم كش باشی سكندر بك
دكوب سيم و زري بو چشمه ساره اوردي بنياني
بناسي سدّ اسكندر صویي آب حيآت اولدي
حيآت سرمدي بولدي خضروش نوش ايدن آني
صفآي طبعله ساعي بونڭ اتمامی تاريخن
ديدم بولمش سكندر عينيله آب حيوانی
سنه ٩٧٥

Acâyib hayra girdi Sîm-keşbaşı Skender Beğ
Döküp sîm u zeri bu şeşme-sâra urdı bünyânı
Binâsı Sedd-i İskender suyu âb-ı hayât oldı
Hayât-ı sermedî buldı Hızır-veş nûş iden ânı
Safâ-yı tab’la Sâ’i bunun itmâmı târihin
Didim bulmuş Skender aynıyle âb-ı hayvânı
975

Skënderbeu ka ndërruar jetë me 990/1582 dhe është varrosur pranë Mektebit në Sultan Ejup. Në epitafin e varrit të tij është egzistente kjo kitabe (pllakë).

صاحبٌ
الخيرات مرحوم
اسكندر بگ
سنه ٩٩٠

Sâhibu
El-Hayrât merhûm
İskender Beğ
Sene 990

Mektebi-shkolla është rrënuar nga vajza e sulltan Mustafasë, Shah Sulltanja duke u ndërtuar në vend të tij mektebi dhe sebili(kroji) i Shah Sulltanes që është ende egzistente, transmeton Prizren Post.

Mbase kishte lidhje familjare me Dugacinzâde / Dukagjinzadet dhe u varros pranë Ahmet Pashasë në disa Sicill-i Osmani (regjistra osman) është regjistruar si Dukagjinzade.

Në epitafin e varrit të Dugacinzâde / Dukagjinzades Ahmet Pashasë, egzistente ende datuar nga viti 964/1556-57 shkruan mbishkrimi në vijim:

مرحوم و مغفور
احمد پاشا
رحمة الله عليه
سنه ٩٦٤

Merhûm Ve Mağfûr
Ahmed Paşa
Rahmetullahi Aleyh
Sene 964

Prizren Post