Sekreti anatomik i elefantëve: pse ecin ata “mbi taka”?


E enjte, 12 Shkurt 2026
Sekreti anatomik i elefantëve: pse ecin ata “mbi taka”?

Pavarësisht masës së tyre gjigante që mund t’i kalojë shtatë tonë, elefantët kanë një lëvizjeje që fsheh një sekret të mahnitshëm anatomik. Ata nuk ecin mbi këmbët e sheshta, siç mund të duket në shikim të parë, por teknikisht lëvizin “mbi gishtat e këmbëve”.

Ky qëndrim i veçantë mbështetet nga një zbulim i fundit i shkencës: ekzistenca e një “gishti të gjashtë” sekret, i cili shërben si një kolonë mbështetëse për peshën e tyre kolosale. Ky zbulim erdhi nga puna kërkimore e John Hutchinson, profesor i biomekanikës evolucionare, i cili përmes studimit të këmbëve të elefantëve identifikoi këtë strukturë unike. “Gishti i gjashtë” nuk është një gisht i vërtetë kockor që në lindje.

Ai fillon si një strukturë kërcore brenda jastëkëve yndyrorë të shputës. Me kalimin e kohës, ky kërc osifizohet (shndërrohet në kockë), duke krijuar një lloj “take” natyrale. Kjo u lejon elefantëve të kenë një qëndrim sikur mbajnë veshur këpucë me taka të larta, ku gishti i gjashtë luan rolin e thembrës që thith goditjet dhe shpërndan presionin.

Nga pikëpamja evolucionare, kjo veçori nuk është e rastësishme. Rreth 40 milionë vjet më parë, paraardhësit e elefantëve ishin më të vegjël dhe kishin këmbë të sheshta. Megjithatë, kur klima dhe burimet e bollshme lejuan që specia të rritej në përmasa gjigante, struktura e këmbës u desh të përshtatej.

Kur pesha e tyre kaloi kufirin prej dy tonësh, zhvillimi i gishtit të gjatë u bë domosdoshmëri për të parandaluar dëmtimet nga presioni i jashtëzakonshëm mbi nyjat. Përveç mbështetjes mekanike, ky gisht luan një rol kyç në komunikim. Këmbët e elefantit funksionojnë si antena ndijore që kapin dridhjet infra-zonike përmes tokës.

Duke mbajtur gjymtyrët të shëndetshme përmes kësaj strukture mbrojtëse, elefantët arrijnë të ndiejnë sinjale nga tufat e tjera kilometra larg. Pra, kjo “takë” sekrete nuk është vetëm një mrekulli e inxhinierisë biologjike për lëvizje, por edhe një mjet jetik për jetën e tyre shoqërore dhe mbijetesën në natyrë./tesheshi.com/


Burimi: tesheshi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit