E hënë, 12 Maj 2014
Tiranë – Autoritetet lokale të Gjirokastrës kanë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Bllokimi i lëndës narkotike është bërë në zonën e Ujit të Ftohtë. Policia ka arrestuar transportuesin Leonidha Gjini, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Mësohet se droga e sekuestruar, vinte nga Lazarati, ajo ishte e ndarë në 16 pako dhe ndodhej e fshehur në bagazhin e automjetit tip “BMW” me targa AA 188 GZ.
Nga informacionet e dhëna në mënyrë paraprake, autoritetet raportojnë se, bashkë me drejtuesin në automjet ndodhej edhe një person tjetër, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka të bërë të mundur identifikimin e tij, i cili nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë materialet e sekuestruara i kanë kaluar organit të akuzës për procedim penal.
Etiketa: Gjirokastër, Narkotikët, Policia