Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sekuestrohet 90 kg drogë, vinte nga Lazarati (FOTO)

Fotogaleri1 FotoPrizren Post | 15:14 - 09.11.2013

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Policia në pamundësi për të hyrë në Lazarat, ka vendosur të vëzhgojë zonën nga jashtë, duke ndaluar të gjithë sasinë e drogës që del që andej. Nga operacioni më i fundit i mëngjesit të sotëm, është sekuestruar një sasi e madhe me drogë, e cila kishte dalë nga fshati “i fortë”. Policia ka prangosur një person nga Fieri pasi gjet, 90 kilogramë marijuhanë. Nga hetimet e deritanishme droga kishte destinacion Italinë. Policia e qarkut të Gjirokastrës ka marrë informacione në rrugë operative, se ishte nisur nga fshati Lazarat një automjet tip “Benz”, i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuhanë në drejtim të Fierit. Agjentët antidrogë kanë ngritur shërbime në aksin rrugor Gjirokastër-Kordhocë, ku mbi bazën e informacioneve të marra, kanë bërë të mundur të pikasin mjetin që po transportonte lëndën narkotike. Në momentin që automjeti ka zbritur në rrugën nacionale Kordhocë-Gjirokastër, forcat policore janë vënë në ndjekje të tij.

Në aksin rrugor Gjirokastër- Subash është bërë edhe bllokimi i automjetit tip “Benz” me targa AA 897 FU, që drejtohej nga 52-vjeçari Agron Shpataraku, lindur dhe banues në Fier. Automjeti së bashku me drejtuesin janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit rezultoi se në dyshemenë e tij nga ana e poshtme, ishin bërë dy dhoma të salduara me fletë metalike enkas për transport të lëndëve narkotike. Në fotot ju shikoni pikërisht pamjet e drogës së sekuestruar në kamion. Në dhomën e parë u gjetën 14 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të presuar e llojit marihuanë, me peshë 2.3 kilogramë secila.

Në dhomën e dytë u gjetën 45 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila. Gjithsej, në dyshemenë e automjetit u gjetën 59 pako me peshë totale rreth 90 kilogramë marijuhanë. Policia tha se po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për kapjen e shtetasit që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit të arrestuar. shekulli

Fotogaleri


Bëni një koment

Arivisti Company