Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Serbi kapet me 2 dronë në Qafë-Thanë

Prizren Post | 09:58 - 16.09.2015

Një shtetas serb është ndaluar nga policia sot në pikën kufitare të Qafë Thanës. Gjatë kontrollit rutinë, atij i janë gjetur dy dronë në automjetin e tij.

Pas ndalimit, shtetasi serb është marrë në pyetje nga policia. Ai u ka thënë efektivëve të Policisë Kufitare se vinte nga Maqedonia dhe ka deklaruar vetë se kishte dy dronë në makinë.

Ai është shprehur se dronët po i transportonte me porosi të një kompanie shqiptare me qendër në Tiranë.

Ndalimi i shtetasit serb tri javë para ndeshjes Shqipëri-Serbi ndezi dyshimet për ndonjë hakmarrje të mundshme ndaj asaj që ndodhi në Beograd vitin e kaluar, ku gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, mbi fushën e blertë u lëshua një dron, i cili mbante një flamur të Shqipërisë etnike.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është planifikuar për në datën 8 tetor. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.


Arivisti Company