Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Serbia kërkon 200 milionë euro nga privatizimi në Kosovë

Prizren Post | 09:27 - 09.09.2013

Prishtinë, 9 shtator – Njeriu i “1001” detyrave dhe autorizimeve në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, gjatë vizitës së fundit në veri të Kosovës, ka paralajmëruar se një nga temat e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel do të jetë edhe privatizimi i mbi 700 ndërmarrjeve në Kosovë.

Vulin, i cili tani është emëruar ministër pa portofol në Qeverinë e re të Serbisë ka thënë se “pasuria serbe në Kosovë, e cila në 14 vjetët e fundit është plaçkitur dhe është shitur ilegalisht dhe pa kurrfarë çmimi, shpejt do të jetë temë e marrëveshjes Prishtinë-Beograd në Bruksel” dhe siç shkruan sot “Zëri”, Serbia kërkon 200 milionë euro prej 58 valëve të privatizimi, në të cilat janë shitur, siç është shprehur ai, ilegalisht 700 ndërmarrje, pronë e Serbisë.


Etiketa:
Arivisti Company