Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Serbia me njësi “Antidron” nesër për Ramën

Prizren Post | 05:56 - 15.12.2014

Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër viziton sërish Beogradin.

Por, kësaj radhe për të marrë pjesë në samitin ekonomik kinez, i cili do të mbledhë 16 kryeministra të Ballkanit e ku pritet të premtohen rreth 10 miliardë euro investime.
Rrugët ne kryeqytetin serb janë zbrazur, për t’i lëshuar vend, ardhjes se 16 kryeministrave te Ballkanit qe do te jenë, mysafir te samitit të tretë ekonomik kinez ne Beograd.

Zyrtarë kineze kane premtuar se do ti investojnë 10 miliardë euro ne Ballkan. Dhe për të treguar mikpritjen dhe ndaj kinezeve dhe parave te tyre, rrugët kryesore të Beogradit dy ditë para këti samiti veç se janë dekoruar me flamuj kinez dhe serb.

Ambasadori kinez në Beograd Li Mançang ka deklaruar se investimet kineze do të varen nga projektet e vet qeverive të Ballkanit.
Shqipëria pret investime kineze, rreth transportit detar, energjisë dhe fushave tjera.

Por në këtë samit, nuk do të merr pjesë kryeministri kosovar Isa Mustafa, te cilit nuk i ka arritur ftesa nga zyrtaret kinez.
Rreth 1400 biznese kineze funksionojnë zyrtarisht në Serbi. Kryesisht dyqane dhe biznese të vogla dhe restorante, të cilat kanë bërë që në Serbi të jetojnë dhe punojnë mbi 20 mijë kinez.

Kinezët në Serbi, janë konkurrentë kryesor të bizneseve nga Bashkimi Evropian, por edhe Turqia. Sido që të jetë ata deri tash, kanë investuar jashtë 68 miliardë dollarë, ndërsa ne Serbi vlerësohet se investimet e tyre kapin shumën miliardësh.


Etiketa:
Arivisti Company