E enjte, 14 Gusht 2014
Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia njofton se nga i dyshuari ka konfiskuar një AK-47 dhe 39 gëzhoja të cal. 7.62mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, edhe në fshatin Raushiq, Pejëgjatë ditës së djeshme, është raportuar se në një hotel ka të shtëna me armë zjarri.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka takuar të dyshuarin K/Shqiptar, organizatorin e ahengut, i cili raporton se ka pasur të shtëna, mirëpo nuk e di se kush ka shtënë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 9 mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.