E diel, 9 Gusht 2015
Lista serbe nëpërmjet një njoftimi i bënë me dije zv/kryeministrit, Hashim Thaçi se nuk është më kryeministër.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, me deklaratat me të cilat në start e hedh poshtë propozimin e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për ditën e kujtimit të viktimave të luftërave në ish-Jugosllavi “po ngutet” dhe harron se nuk është ai kryeministër në Prishtinë, porse Isa Mustafa, kumtoi mbrëmë Lista Serbe.
Sërpska në komunikatën “përkujton” Thaçin se përveç se nuk është kryeministër, as Qeveria e Kosovës nuk është qeveri e PDK-së së tij, porse qeveri e koalicionit – LDK, PDK dhe Lista Serbe dhe se qëndrim rreth nismës së Vuçiqit partnerët e koalicionit, e me këtë edhe Qeveria e Kosovës, ende nuk kanë marrë.
“Në këtë mënyrë ministri Thaçi mund t’i japë goditje të riparueshme marrëdhënieve brenda koalicionit tonë”, thuhet në komunikatën që Sërpska ia ka dërguar Tanjugut të Beogradit.
Thaçi dje për televizionin Al Jazeera deklaroi se nisma e Vuçiqit për ditë të përbashkët të përkujtimit të viktimave në hapësirat e ish-Jugosllavisë është e papranueshme dhe se paraqet relativizmi dhe rishkrim të historisë.
“Nuk mund t’i barazojmë ata që nxitnin, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që mbronin shtëpitë e tyre. Kjo nuk është e njerëzishme dhe nuk i shërben pajtimit”, shkroi Thaçi në rrjetet sociale.