E premte, 13 Shtator 2013
Drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, njëherazi kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës së veriut, Adriana Hoxhiq, ka thënë se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë shansi i fundit për integrimin e veriut.
“Prandaj, mendoj se o tash o kurrë duhet të kemi integrim të veriut”, ka thënë ajo për Epoka e Re, duke shtuar se këtë rast duhet ta shfrytëzojnë të gjitha palët për të mirën e qytetarëve.
Hoxhiq është bindur se do ta ketë mbështetjen e qytetarëve.
Etiketa: Adriana Hoxhiq, Kosova, Zyra Administrative Veriore