SHBA e shqetësuar me ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Palestinë


E mërkurë, 6 Korrik 2016

John-Kirby

Washington – SHBA është e shqetësuar lidhur me ndërtimin e vendbanimeve të reja në rajonet e Jerusalemit Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, i cili tha se vendi i tij është duke ndjekur me shqetësim njoftimet e qeverisë izraelite lidhur me ndërtimin e vendbanimeve të reja në këtë rajon.

Kirby në konferencë për media tha se do të ndërtohen 800 vendbanime të reja në tokat palestineze.

“Jemi të shqetësuar nga plani për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor dhe rregullimin e tokave për përdorimin nga më shumë izraelitë”, tha Kirby.