Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA i pagoi Iranit fshehurazi 400 milionë dollarë për lirimin e amerikanëve

Prizren Post | 12:06 - 03.08.2016

Washington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në janar të këtij viti i kanë paguar Iranit një dëmshpërblim në vlerë prej 400 milionë dollarë për lirimin e katër amerikanëve, përkundër sqarimeve se bëhet fjalë për kthimin e një borxhi të vjetër shkruan “Wall Street Journal”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta ekonomike “Wall Street Journal” (WSJ), duke u thirrur në zyrtarë të paemëruar amerikanë dhe evropianë shkruan se në janar të vitit 2016 SHBA-të i kanë paguar Iranit 400 milionë dollarë për lirimin e katër shtetasve amerikanë në mesin e të cilëve është edhe gazetari i “Washington Post”, Jason Rezaian.


Arivisti Company