Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA-të të “tmerruara” nga bombardimi i një shkolle në Gaza

Prizren Post | 11:10 - 04.08.2014

Washington – Shtetet e Bashkuara janë të “tmerruara” nga goditja e “turpshme” e një shkolle të Kombeve të Bashkuara në Rripin e Gazës, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki.

Ajo, mëtutje, ka kërkuar që Izraeli “të bëjë në tepër për t’i përmbushur standardet e veta dhe t’i evitojë viktimat civile”. Kombet e Bashkuara thanë se nga goditja me predha e shkollës së saj në vendbanimin Rafah, ku ishin të strehuar palestinezët e zhvendosur, i ka vrarë së paku 10 njerëz.

Izraeli ka konfirmuar se e ka pasur një shënjestër afër shkollës dhe se është duke i shqyrtuar pasojat e sulmit.

Ky ishte sulmi i tretë vdekjeprurës në një shkollë të OKB-së ku strehohen palestinezët, gjatë konfliktit të Izraelit me Hamasin.


Arivisti Company