Shefi më mirë në botë: Pas shitjes së biznesit, turku i ndau 25 milionë eurot me punëtorët e tij


E shtunë, 1 Gusht 2015

Nevzat-Aydin2

Pronari dhe drejtuesi i një ueb-faqe që bën shitjen e produkteve ushqimore, ka vendosur që tërë shumën e përfituar nga shitja e biznesit, ta ndajë me 114 punonjësit e tij.
Nevzat Aydin ka vlerësuar se “punëtorët janë ata që kontribuuan për një biznes të suksesshëm dhe se meritojnë të shpërblehen”.
Punëtorët do të marrin para, varësisht se sa gjatë kanë punuar në firmë. Pa marrë parasysh kësaj, asnjëri nuk do të merr më pak se 215 mijë euro, transmeton Telegrafi.
“Suksesi nuk ndodhë brenda nate, por me mund dhe përkushtim”, ka thënë Aydini për CNN Money. “Unë e kam udhëhequr biznesin, por pa punëtorë do të isha zero”!