Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shërbime të përbashkëta diplomatike në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prizren Post | 12:00 - 14.06.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë mbështetur propozimin e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e shërbimeve diplomatike dhe konsullore të përbashkëta në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Afrim Hotit dhe Ibrahim Gashi, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare diplomacia e Kosovës do të mund të përfitonte nga përvoja diplomatike e avancuar e Shqipërisë si dhe do të mund t’i shfrytëzonte objektet diplomatike të saj.

Ata kanë thënë se ky propozim mund të jetë i realizueshëm, raporton epoka e re.

“Praktikë shumë e përhapur e këtyre shërbimeve paraqet rasti i shteteve të Skandinavisë, ku shteti finlandez mbulohet nga konsullata e Danimarkës apo e Suedisë”, ka thënë Hoti.


Bëni një koment