E mërkurë, 15 Qershor 2016
Në rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë, dje, më 14 qershor rreth orës 09:35, një mashkull, shqiptar i Kosovës, kishte raportuar në polici për një kartëmonedhë false.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ankuesi, punëtor në një bankë ka raportuar se gjatë deponimit të një shume parash nga i dyshuari mashkull, K/Shqiptar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar.