Shkupi feston fitoren e madhe të AK Partisë


E diel, 1 Nëntor 2015

Shkup – Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gëzon respekt dhe simpati nga një numër i madh i shqiptarëve, shkaku i deklaratave të tij drejtuar shqiptarëve si popull me marrëdhënie vëllazërore me turqit.

Fitorja e madhe e AK Partisë përveç nëpër qytetet e Turqisë, është ndjerë edhe në qytetet e Maqedonisë, veçanërisht në kryeqytet, në Shkup. Qindra qytetarë shqiptar dhe turq të mbledhur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me valle e këngë dedikuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, festuan fitoren e AK Partisë, e cila ka siguruar qeverisjen e vendit e vetme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, përmes një telefonate përshëndeti qytetarët e Shkupit të cilët festonin fitoren e Turqisë. Davutoğlu në porosinë e tij deklaroi, “Shumë u emocionuam, sepse jeni duke ndarë entuziazmin e Stambollit, Konya-s, Ankarasë. Qyteti i Shkupit është zemra dhe shpirti jonë. Dasht Zoti të gjitha punët e stërgjyshërve tanë, në vendin tuaj të mbetet deri në ditën e gjykimit. Çdo herë kemi qenë pranë jush dhe do të jemi në të ardhmen. Këto zgjedhje ishin edhe të juajat. Ju lutemi të vazhdoni të na mbështetni dhe të luteni për suksesin e Turqisë dhe të të gjithë neve”.

I riu shqiptar, Berat Alili, i cili festonte fitoren, duke theksuar se janë mbledhur për të shprehur gëzimin dhe mirëbesimin e popullit shqiptar ndaj turqve, shtoi se në këto troje Turqia dhe përparimi i muslimanëve gjithmon do të mbështetet.

“Shqiptarët edhe pse nuk kanë të drejtë të votojnë, u sugjeroj që së paku të mbështesin AK Partinë, për shkak se jemi shumë mirënjohës dhe nuk ka nevojë të flitet për gjërat që ka bërë AK Partia për Turqinë, por edhe për shqiptarët. Besoj se gjithmon shqiptarët kanë vëlla dhe mik popullin turk, por edhe ata neve”, u shpreh Alili.

Të rinjtë e komunitetit turk në Maqedoni shprehen se me këtë fitore nuk ka fituar vetëm Turqia, por ka fituar edhe Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Heregovina.

“Nga ky entuiazëm mund të vërejmë se nuk fitoi vetëm Turqia, por fitoi AK Partia, fituan të gjithë muslimanët kudo që janë”, tha Furkan Polat.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gëzon respekt dhe simpati nga një numër i madh i shqiptarëve, shkaku i deklaratave të tij drejtuar shqiptarëve si popull me marrëdhënie vëllazërore me turqit.

Etiketa: , ,