Shokuese: E transmetuan kancerin përmes vaksinave


E premte, 13 Shtator 2013

Një kompani farmaceutike ka pohuar dhe pranuar fakte tragjike. Ato teori që dukeshin sikur prodhoheshin nga një mendje e çekuilibruar, për fat të keq janë realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kompania pranoi se ka vaksinuar virusin e kancerit me anë të vaksinave, shkruan ueb faqja Libero.

Intervista shokuese, e censuruar natyrisht, u bë nga studiuesi i historisë së mjekësisë, Edward Shorter për televizionin publik Boston WGBH, por u hoq nga libri “The Health Century” për shkak të përmbajtjes, ku pohohet se Merk ka injektuar virusin vdekjeprurës (SV40 dhe virusa të tjerë) të aftë të provokojnë kancer, në popullsinë e gjithë botës. Kjo shpjegon në fakt erdhe rritjen e shfaqjes së kancerit këto 50 vjetët e fundit, transmeton Balkanweb.

Në dokumentarin “In Lies we trust: the CIA, Hollywood and Bioterrorism”, e prodhuar dhe krijuar nga shoqata të konsumatorëve dhe eksperti i shëndetit Leonard Horowitz, është intervistuar eksperti më i madh i vaksinave, doktor Maurice Hilleman. Ai shpjegon se përse janë shpikur SIDA, leucemia dhe sëmundje të tjera të tmerrshme vdekjeprurëse.

Në vaksinat që shiten për popujt e konsideruar si të botës së tretë janë zbuluar se këto përmbanin hormonin B-hCG, një përbërës anti-pjellor. Gjykata e Lartë e Filipineve zbuloi se 3 milionë e gjysmë gra e vajza kanë marrë këto vaksina të kontaminura, sikundër ndodhi edhe në Nigeri dhe në Tajlandë.