Shpend Ahmeti mohon koalicionin me LDK-në


E enjte, 2 Janar 2014

Prishtinë, 2 janar – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar lajmin se Lëvizja Vetëvendosja ka arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të bashkëqeverisur në Prishtinë.

Lajmi që është dhënë nga disa portale për koalicion në mes të këtyre dy partive për kryetarin Ahmeti është tërësisht i pavërtetë.“Nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Ne jemi të vendosur për bashkëpunim me secilin asamblist, por si e kemi thënë, nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti. Jemi për bashkëpunim por jo për koalicion”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.