Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shpendi: Do t’i përmbush ato që i kam premtuar

Prizren Post | 09:01 - 02.12.2013

Shpend Ahmeti

Prishtinë, 2 dhjetor – Fituesi i kryeqytetit në balotazh, Shpend Ahmeti para simpatizantëve dhe qytetarëve të tubuar në shesh vlerësoi se fitorja e sotme është fitore e të gjithë qytetarëve të Prishtinës.
“Deri tash flamurin kombëtare e kemi ngrit vetëm në protesta, por sot zemra mal po më bëhet kur po ju shoh gjithëve këtu”.
“Sot është veç hapi i parë i ndryshimit të madh, sot është fitorja e juaj, fitorja e banorëve të Prishtinës”, tha Ahmeti.
I entuziazmuar, kreu i ardhshëm i kryeqytetit tha se kështu sikur sonte do të festojnë shumë, por gjithmonë pas punëve dhe përfundimit të ndonjë pune.
“Kemi për të punuar bashkë dhe do të festojmë për secilën punë të kryer. Kur do të mund të lahemi në orën 3 të natës do të festojmë, sepse do të kemi ujë. Do të festojmë kur ta rregullojmë transportin publik. Do të festojmë kur ta bëjmë Prishtinën ashtu siç e duam ne”, tha ai, duke premtuar se do t’i përmbushë ato që i ka premtuar gjatë fushatës.


Arivisti Company