Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shpërthim bombe në Prishtinë

Prizren Post | 17:53 - 02.05.2016

Prishtinë – Një bombë ka shpërthyer në rrugën ”Afrim Loxha” në Prishtinë, ku janë dëmtuar dy vetura dhe dritaret e një lokali. Fatmirësisht nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.


Rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës, i cili ka thënë se sot rreth orës 09:20 kanë marrë informatën për dëmtim prone në rrugën ”Afrim Loxha”në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të PK-së për të zhvilluar procedurat e nevojshme për hetimin e rastit dhe sqarimit të rrethanave tjera”, ka thënë ai.

Disa banorë kanë thënë se cak i sulmit ka qenë familja me mbiemrin Gjymshiti. /kp/


Arivisti Company