Shpërthim dhe të shtëna në Zubin Potok


E diel, 3 Prill 2016

Zubin Potok – Një shpërthim i fuqishëm, si dhe të shtëna armësh automatike janë dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e kulturës në Zubin Potok, por nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime nga ky lokalitet bëjnë të ditur se në kohën e shpërthimit, në shtëpinë e kulturës kanë qenë më shumë se 10 punëtorë të cilët ishin duke përgatitur sallën për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është dashur që sot nga ky vend t’i drejtohet qytetarëve të kësaj ane.

Sipas këtyre burimeve, përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dal në vendngjarje, aty ndodhet një numër i madh edhe i pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në rroba civile.

Autorët, si dhe motivet i këtij incidenti nuk dihen.

KosovaPressi ka provuar të kontaktojë me zëvendësdrejtorin e policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, por ai nuk e ka hapur telefonin.