Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria barazon me Norvegjinë, ëndrra e Botërorit vazhdon

Prizren Post | 23:08 - 07.06.2013

Shqipëria ka arritur të marrë një barazim 1- 1 në stadiumin “Qemal Stafa” përballë Norvegjisë, edhe pse ka ruajtur një rezultat prej 1- 0 deri në minutat e fundit.

Edhe pse shanset ishin për një fitore, ëndrra për një kualifikim në botëror vazhdon, ndërkohë Norvegjia ka rihyrë në lojë.

Shqipëria u ngjit në kuotën e 10 pikëve, ndërsa kryesuesja e grupit, Zvicra, ka 11 pikë, por me një ndeshje më pak. Norvegjia ka tani 8 pikë./Ekuiliber/


Arivisti Company