“Shqipëria i meriton 3 pikët, na fëlliqën në mes të Beogradit”


E mërkurë, 22 Tetor 2014

Beograd – Artisti serb, Boro Djordjevic duke komentuar për gazetën serbe “Telegraph” në prag të vendimit të UEFA-s thotë se Shqipëria i meriton 3 pikët.

“Mendoj se Shqipërisë duhet t’i jepen 3 pikët sepse ai doli të në përdhosën në mes të Beogradit. Ishte një sjellje e paturpshme dhe e guximshme nga ana e tyre”, shprehet këngëtari i muzikës rock. “Ata duhen arrestuar dhe ndëshkuar nga shoqëria.”

Djordjevic shton më tej se, nëse serbët do të kishin bërë një gjë të tillë në Tiranë, shqiptarët do ta kishin bombarduar Serbinë. “Çfarë do të kishte ndodhur në rast të kundërt? Do të na kishin bombarduar, ta keni të garantuar”, shprehet këngëtari.

Etiketa: , ,