Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria, kërkesë BE-së dhe SHBA-ve për rekordet penale të shqiptarëve

Prizren Post | 15:10 - 21.09.2015

Tiranë – Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, u ka dërguar një shkresë zyrtare vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, me anë të së cilës kërkohet informacion mbi të dhënat penale të të gjithë shtetasve shqiptarë.

Naço tha se një kërkesë e tillë është bërë në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

“Informacioni i mbledhur do të krijojë një bazë të dhënash për shtetasit që janë proceduar dhe gjykuar për çështje penale dhe administrative. Kjo nismë mbështet realizimin në praktikë të procesit të dekriminalizimit”, ka deklaruar Naço.


Arivisti Company