Shqipëria ndër pesë vendet me ajrin më të ndotur në Botë [video]


E diel, 24 Korrik 2016

Në mbarë botën, llogaritet se 18 mijë njerëz vdesin çdo ditë për shkak të ndotjes së ajrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se për shkak të ajrit të ndotur në botë brenda vitit vdesin 6.5 milionë njerëz.

Ky numër është më i lartë sesa i atyre që vdesin HIV/AIDS, tuberkulozi dhe vdekjet e ndryshme në trafik.

Në fakt vdekjet nga ajri i ndotur është rreziku i katër më i madh që kërcënon shëndetin e njerëzve, pas shtypjes së gjakut, rrezikut nga dietat dhe duhan-pirja.

Ndotja e ajrit po shkaktohet nga termocentralet e ndryshme, industria dhe transporti si dhe ngrohjet e ndryshme që përdoren në shtëpi.

Ky është një problem në mbarë botën, por disa vende janë shumë më të rrezikuara dhe të prekura nga ndotja e ajrit.

Forumi Botëror Ekonomik vëren se rajoni i Ballkanit është me ajrin ndër më të ndoturit në botë.

Janë disa shtete të Ballkanit që janë në këtë dhjetëshe duke bërë që të zënë vendin kryesor të ndotjes në botë.

Sipas të dhënave, Shqipëria është me ajër të ndotur se Kina e Bosnja e Hercegovina.

Brenda dhjetë vendeve më të ndotura në botë nuk ka asnjë shtet nga kontinentet e Amerikës, transmeton lajmi.net.

10-Serbia

9-Rumania

8-Ukraina

7-Sierra Leone

6-Kina

5-Shqipëria

4-Bullgaria

3-Bosnja e Hercegovina

2-Koreja e Veriut

1-Gjeorgjia

Të fundit