Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqiptarët dominojnë në formacionin e Zvicrës ndaj Francës

Prizren Post | 14:15 - 19.06.2016

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, pritet ta vendosë në fushë ndaj Francës, formacionin e njejtë si në dy ndeshjet e kaluara.

Pesë shqiptarë pritet të startojnë për Zvicrën ndaj Francës, përcjell Lajmi.net nga faqja e UEFA-së.

“Helvetët” kanë grumbulluar katër pikë nga dy përballjet e para dhe një fitore eventuale do t’i vinte në pozitën e parë në grup para Francës që ka gjashtë.

Për Zvicrën në këtë ndeshje nga fillimi pritet të luajnë: Sommer; Lichtsteiner, Djourou, Schär, Rodríguez; Behrami, Xhaka, Džemaili; Shaqiri, Seferović, Mehmedi


Arivisti Company